Kosova
Osmani i dorëzon Ismail Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani i dorëzon Ismail Kadaresë, Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
‘Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!’- shkruan Osmani.