Connect with us

Kosova

Greqia shumë afër njohjes/ Kurti flet për pesëshen e BE’së në Estoni

Nga pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Europian, Greqia është më afër njohjes së Kosovës si shtet. Kështu ka deklaruar Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste për televizionin polak TVP. Edhe pse janë 27 shtete në Bashkimin Evropian që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, janë 5 shtete që nuk e njohin, Spanja, Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Greqia. Albin Kurti në këtë intervistë është shprehur optimist se vendi i tij përfundimisht do arrijë ti bindë mosnjohësit dhe theksoi se Kosova në vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike përsa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me mosnjohësit, në veçanti me Greqinë, e cila është afër njohjes së Kosovës. “Dëshira e Kosovës për të hyrë në BE nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por se vendi do të donte të kontribuonte në BE, që është projekti më i rëndësishëm politik për paqen që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Kurti

 

 

 

Advertisement