Kosova
‘Kanë nisur hetimet’/ Digjet makina me targa serbe në veri të Mitrovicës
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/09/Veton-Elshani.jpg)
Një makinë me targa serbe është gjetur e djegur në veri të Mitrovicës. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas njoftimit nga policia, ngjarja ka ndodhur sot pas orës 02:30 të mëngjesit në Lagjen e Boshnjakëve. Elshani theksoi se ende nuk dihen motivet dhe se nuk ka persona të arrestuar deri më tani.
Hetimet janë duke u zhvilluar, teksa dyshohet për “zjarrvënie”.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)