Në vitin 2016 Shqipëria bëri histori duke u kualifikuar në Kampionatin Europian. Por sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi mendon se kësaj radhe duket se gjërat po shkojnë më bukur për t’u kualifikuar në Euro 2024. Në një lidhje me Skype për emisionin Opinion në Tv Klan, Cikalleshi tha se kjo Kombëtare po bën lojë më të bukur në fushën e lojës. “E rëndësishme është që energjitë e reja që vijnë, siç është Daku, kam qenë i pari që e kam uruar dhe i kam thënë që e nise mirë dhe vazhdimësia është e rëndësishme. Është një trajner atje që seleksionon, vendos kush do luajë dhe kemi parë që si nga i pari deri te i fundit ekipi është një. Me Çekinë ana fizike e tyre ishin goditjet standarde. Me Poloninë duke qenë se ishin teknikë, ne i mbyllëm shumë mirë nuk ju dhamë asnjë rast. Këtë herë duket se gjërat po vijnë më bukur se ç’kanë ardhur në 2016. Ajo fitorja në KAS me Serbinë paksa e baltosi shkuarjen tonë, por Federata në atë kohë bëri luftë shumë të madhe dhe arritëm ta merrnim atë 3 pikësh. Por këtë herë duket që po bëjmë më shumë në fushën e lojës. Kemi treguar se jemi më mirë se ta në fushën e lojës”, u shpreu Cikalleshi.