Bota
2.2 milionë litra verë e kuqe vërshojnë në rrugë si lumë
Banorët e një fshati të vogël në Portugali janë përballur me një incident të pazakontë pasi rrugët u përmbytën me verë të kuqe pasi u plasën rezervuarët 2.2 milionë litra të një distilerie. Incidenti ndodhi në São Lourenço do Bairro në Anadia mëngjesin e 10 shtatorit. Rezervuarët 2.2 milionë litra në pronësi të distilerisë lokale Destilaria Levira u plasën, duke bërë që vera të vërshonte rrugëve si lumë i kuq. Departamenti lokal i zjarrfikësve bllokoi vërshimin dhe devijoi “lumin e verës” në një fushë. Nuk raportohet për të lënduar, por të paktën një bodrum është përmbytur. Vera mbledhur pas incidentit u dërgua më pas në një impiant trajtimi. Në një postim në Facebook, kompania tha se vera që mbahej dy rezervuare ishte e përshtatshme për konsum. Ata gjithashtu u kërkojnë njerëzve që të fotografojnë çdo dëm të shkaktuar nga incidenti ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.