Connect with us

Kronike

Zhduket 18-vjeçarja, nëna alarmon policinë

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin I. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. M., 22 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– Ç. K., 49 vjeç, në Kashar, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar, ka vijuar lëvizjen duke përplasur dy automjete të tjera dhe më pas është larguar. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit A. G. (punonjës policie) dhe A. Ll., të cilët ndodheshin në afërsi të automjeteve. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L. N., 61 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital;

– M. A., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. P., 22 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– K. N., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. N. dhe pasagjeri në motomjet, shtetasi J. D., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është paraqitur shtetasja A. M., e cila ka kallëzuar se ëahtë larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. K., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement