Politike
Të lënduar policë, gazetarë dhe protestues, çfarë raporton Ministria e Shëndetësisë?
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat paraprake për personat e lënduar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Sipas njoftimit të publikuar në orën 14:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur persona të lënduar, mes tyre një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëra shtetase e huaj, dhe protestues.
Ministria bën me dije se të gjithë personat e paraqitur janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, janë të vetëdijshëm dhe po marrin trajtim në urgjencë.
Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të lënduar, gjendja e të cilëve raportohet e mirë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 4 të lënduar.
– Një efektiv policie
– Dy përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj)
– Pesë protestuesTë gjithë koshientë dhe gjendja shëndetësore stabël. Po trajtohen nga mjekët në shërbimin e urgjencës
QKUM: Ekipet e urgjencës kanë trajtuar në vendngjarje 3 protestues të lënduar. Gjendja e tyre e mirë.
Në QSUT deri tani asnjë i lënduar