Kronike
Shqiptarët, babë e bir lyejnë me benzinë të moshuarën dhe tentojnë ta djegin
Dy burra me kombësi shqiptare, babë e bir 64 dhe 37 vjeç, përfunduan në burg, të arrestuar nga policia e Casaranos në Itali pasi tentuan t’i vënë flakën për së gjalli një të moshuare. Ka qenë e moshuara ajo që ka bërë denoncimin pasi të shtunën e kaluar i ka shpëtuar një sulmi hakmarrës të organizuar nga dy të afërmit e saj shqiptarë. Sipas hetuesve, dy shqiptarët e pritur prej disa vitesh në shtëpinë e të moshuarës kishin organizuar sulmin pas një debati që kishin patur. Pasi ka rënë nata dhe të gjithë të afërmit e tjerë në shtëpi kishin fjetur, babë e bir kanë hyrë në dhomën e gjumit të gruas me një bidon me benzinë, duke synuar ta trembin dhe t’i vënë flakën. E moshuara, e cila pas një tjetër debati iu kishte kërkuar dy të afërmve të saj shqiptar të largoheshin nga shtëpia për të jetuar në paqe, pasi kuptoi praninë e tyre në dhomë dhe erën e benzinës, filloi të bërtiste dhe më pas arriti të dilte në jashtë shtëpisë, duke shmangur kështu tentativën për sulm. Ende e tronditur, e moshuara ka kërkuar ndihmë nga familjarët e saj dhe më pas ka lajmëruar policinë. Policët mbërritën në shtëpi dhe pas procedurave arrestuan në flagrancë dy shqiptarët. Debate të vazhdueshme dhe një sërë sulmesh e dhune brenda shtëpisë, u bënë shkak që dy shqiptarët të sulmonin të afërmen e tyre që i kishte pritur në shtëpi.