Connect with us

Rajon

Vuçiç çdo marrëveshje e kthen në disfatë, dorëzim dhe në shitje

Biljana Stojkoviç, profesoreshë në Fakultetin e Filozofisë në Beograd tha se me Aleksandër Vuçiçin dhe regjimin e tij, marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit nuk do mund te zbatohen pasi Vuçiç çdo marrëveshje e kthen në disfatë, në dorëzim dhe në shitje dhe me këto jetojmë që prej 30 vitesh.

Stojkoviç beson se për të zgjidhur çështjen me Kosovën nevojitet një konferencë ndërkombëtare, “sepse është e qartë se ne nuk mund të dalim nga këto lojëra luftarake dhe të komunikojmë në mënyrë të denjë dhe të civilizuar”.

Sipas saj, as Bashkimi Evropian dhe as Kosova nuk duhet të jenë dilemat e rreme të serbëve.

“Habitati ynë natyror është Bashkimi Europian. Kur ne dhe i gjithë Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, do të hyjmë në BE, atëherë aty do kemi edhe Kosovën edhe BE-në. Kjo vlen edhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB, sepse duke dalë nga llogoret luftarake, atëherë nuk kemi pse ta shtrojmë çështjen e ulëses së Kosovës në OKB” – deklaroi Biljana Stojkoviç

Duke iu referuar formimit të Unionit të Komunave me Shumicë Serbe, ajo tha se është e nevojshme të formohet sa më shpejt

E pyetur për idenë e mbajtjes së një referendumi për marrëveshjen finale me Kosovën, ajo tha se në këtë moment kushdo që e ngre këtë çështje është frikacak politik.

Stojkoviç shpjegoi se referendumi nuk ka kuptim në një shtet jodemokratik si Serbia, në një shtet ku nuk ka liri mediash, dialog dhe diskutim për të gjitha çështjet, ku nuk dihet saktësisht se çfarë ka qenë nënshkruar, cila marrëveshje, apo çfarë të mira dhe të këqija sjell ajo marrëveshje.

Advertisement