Connect with us

Aktualitet

Djali dhunoi bashkëshorten/ Flet babai i Aurel Kurtit: Nusja ka gjetur dikë tjetër

Babai i Aurel Kurtit, në një intervistë televizive ka rrëfyer detaje nga arrestimi i djalit të tij. 28-vjeçari, Aurel Kurti është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe se e ka mbajtur peng në shtëpi për shkak se 22-vjeçarja ka lindur vajzë.

Babai i Aurel Kurtit, Gëzim Kurti ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e nuses së tij, Dafina dhe për më tepër i ka quajtur mashtrime dhe gënjeshtra. Sakaq ai akuzon nusen e tij se mund të ketë lidhje me dikë tjetër dhe kërkon që të fusë në burg djalin e tij

“Problemi është këtu, çfarë kanë thënë ata janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ka mundësi që vajza të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Që kur u njoh me djalin, erdhën dhe ndenjën 2-3 muaj këtu, më pas kanë ikur në Greqi. Fëmijën e ka lindur këtu në Shqipëri, e kemi mbajtur si gocën tonë. E kemi trajtuar shumë mirë, nuk e kemi keqtrajtuar. Se çfarë ka falur tani, nuk di gjë. Unë di çfarë ka ndodhur këtu, këtu ka qenë në rregull. Pardje kam folur me çunin në telefon. Kur e kam dëgjuar ka ndodhur që janë zënë, nuk e di. Me nusen e djalit nuk kam folur, nuk i kam numrin. Flisja nga telefoni i djalit.

 

 

Ajo po mashtron, se për çfarë nuk e di. Djali nuk e ka keqtrajtuar se ka lindur vajzë, këto janë mashtrime. Ai e nxirrte vajzën çdo javë në lokal, edhe ditëlindjen e ka festuar jashtë. Këto janë mashtrime për të futur brenda djalin tim. Edhe mund të ketë lidhje me një tjetër dhe mund ta dojë që djali im të jetë brenda. Ata janë njohur me dashuri, unë vetë skam qenë dakord, as mamaja e saj. Se çfarë ka deklaruar e ëma e saj, kur u njohën.

Duhet të jetë një prapaskenë. Ato që ka thënë në policinë greke nuk janë të vërteta. Nusen e kam çuar vetë në Greqi, djali im nuk e nxirrte dot përditë, se ka pasur punën e tillë. Ajo mund të thotë që ka ndenjur e mbyllur, por në darka kanë dalë. Ata janë lidhur që kur vajza ishte në klasë të 7-të.

Kur fola në telefon me djalin nuk më tha asgjë. Më tha se do flisnim më vonë, më pas nuk e hapte tel. Të nesërmen më shkruan dhe më thotë se është zënë me Dafinën dhe e kanë futur brenda”, deklaroi Gëzim Kurti./balkanweb.

Advertisement