Connect with us

LAJMI I FUNDIT

“Skenari i Beogradit dështoi”, Berisha për deklaratat e Vuçiç pas sulmit në Kosovë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me sulmin kriminal në veri të Kosovës, ku mbeti viktimë një efektiv i Policisë dhe 3 agresorë serbë. Përmes një reagimi në Facebook, Berisha përgëzoi Policisë e Kosovës që ktheu situatën në normalitet dhe bëri që të dështonte skenari i Beogradit. Ai dënoi edhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç lidhur me ngjarjen, që sipas tij, faktonte se nuk është “dorëjashtë” në sulmin terrorist, që sipas Berishës është organizuar dhe sponsorizuar nga Beogradi.

Reagimi i Berishës: Dështoi skenari i Beogradit! Manastiri Banjskës dhe i gjithë territori në kontroll të plotë të policisë së Kosovës. Të dashur miq, në bilancin e fundit, Ministri i Brendeshem i Kosovës, Xhelal Svelça deklaron për tre terroristë të vrarë, dy të plagosur dhe 6 të arrsestuar, dhe vendosjen në kontroll të plotë të policisë të manastirit te Banjskës dhe të gjithë territorit. Policia ka gjetur armatime të shumta dhe ka identifikuar edhe personat që gjendeshin brenda manastirit të Banjskës në Zveçan. Banda terroriste kriminale përbehej nga pjesëtarë të serbëve të veriut, të organizatës terroriste “Mbrojtja civile,” si dhe të ardhur nga Serbia. Një urim të përzemërt për Policinë e Kosovës, që me sakrifica, guxim, atdhetari dhe profesionalizëm të lartë neutralizoi grupin terrorist dhe dështoi skenarin më të rrezikshëm të Beogradit, që nga perfundimi i luftës për çlirimin e Kosovës gjer sot. Dënoj gjithashtu deklaratën e serbomadhit Vuçiç, në të cilën ai faktoi se nuk është dorëjashtë në sulmin e grupit terrorist të organizuar dhe sponsorizuar nga Beogradi. sb

 

 

Kosova

Arrestohet djali i Nehat Kullës, dhunoi njerkën me urdhër mbrojtje! Shkak konflikti për vilën e ‘gjeneralit’

Policia e Tiranës ka vënë në pranga, djalin e ‘gjeneralit të bandës famëkeqe në Tiranë’, Nehat Kullës.

 

I biri i Nehat Kullës, Robert Kulla është arrestuar për dhunë në familje. Sipas policisë dyshohet se 43-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj njerkës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.

 

Sipas policisë shkak është bërë konflikti për vilën. Të dy kanë certifikatë pronësia dhe akuzojnë njëri-tjetrin për falsifikim. Sipas policisë rasti është i përsëritur.

Djali i Nehat Kullës akuzohet për tre vepra penale.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.’- njofton policia.

Robert Kulla nuk është një emër i panjohur për policinë e Tiranës. Ai është arrestuar në shtator të 2016 si autor i dyshuar i një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, më 9 gusht të 2016. Në shtëpinë e Kullës policia gjeti disa mijëra euro të cilat dyshoheshin se ishin grabitur në bankën e nivelit të dytë. Por prokuroria gjatë kësaj kohe nuk arriti të vërtetojë se paratë ishin të bankës dhe për këtë arsye kërkoi lirimin e tij disa ditë pas arrestimit. Bashkë me Kullën u arrestuan Roland Liti dhe Alan Babameto.

Nehat Kulla, i njohur si “gjenerali”, një nga krerët e bandave në vitin 1997, ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në 16 qershor 2020 për shkak të Covid. Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri dhe veproi në fshatin Tufinë në Tiranë

Continue Reading

LAJMI I FUNDIT

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi qarkullonin me armë zjarri në makinë. ‘Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 3”.

Lëviznin me armë zjarri pistoletë, në automjet, arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri. Ky i fundit, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin J. G. dhe pasagjer shtetasin E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit J. G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Ministri Balla takim në Mbretërinë e Bashkuar me homologun Cleverly, çfarë diskutuan palët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe ku janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly.

Së pari, ai bashkë-drejtoi me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës (KPM), në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM), ku u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

Një vit më parë kryeministrat Rama dhe Sunak ranë dakord të thellohet bashkëpunimi në tri fusha me interes të përbashkët, për çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, rritja ekonomike dhe investimet, si dhe inovacioni, rinia e arsimi.

Ministri Balla vuri në dukje se rezultatet janë të prekshme, falë këtij bashkëpunimi.

“Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, nënvizoi ministri.

“Sot jemi këtu për të bërë një bilanc të vlerësimit tonë të përbashkët se ku jemi me pjesën që lidhet me punët e brendshme në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Mund të themi se rezultatet deri tani janë mbresëlënëse, edhe partnerët britanikë e pranojnë faktin se çështja e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë përmes kalimit të Kanalit nuk ekziston më.

Hapi i radhës që duhet të nxisim të dyja palët është emigracioni i ligjshëm. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur në Britani përmes punësimit të përkohshëm të gjithë janë kthyer brenda afatit.

Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, u shpreh Balla.

Continue Reading

Aktualitet

Mirëqeverisja në pikëpyetje/ Raporti i BERZH fundos Shqipërinë! Ia kalon edhe Kosova

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit, vlerëson negativisht Shqipërinë në kapitullin e “mirë-qeverisjes”. Raporti thekson se përkeqësim i dukshme vërehet në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara në Raport, për vitin 2023 për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet. I vetmi vend që Shqipëria lë pas është Bosnje-Hercegovina e cila ka marrë 4.09 pikë.

Në vlerësimet e BERZH Kosova renditet më sipër Shqipërisë, me 4.85 pikë. Raporti pasqyron rënie të Shqipërisë në kapitullin e “mirë-qeverisjes” vit pas viti. Kështu në vitin 2016 Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë dhe në vitin 2022 me 4.74 pikë.

Në vend të parë për qeverisjen e mirë në vitin 2023 në rajon rezulton Mali i Zi me 6.34 pikë, ndërsa pas tij renditen Rumania, Bullgaria Serbia, Greqia.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Loja “kukafshehti” me policinë dështon keq, përfundon në pranga shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke

Një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili për autoritetet greke njihej me tre emra të ndryshëm dhe kishte arritur t’i ikte policisë pas një ndjekjeje episodike, është arrestuar. 36-vjeçari është kapur rastësisht gjatë një kontrolli nga ekipi i DI.AS. në Selanik.

Sipas protothema.gr, i dyshuari ka tentuar të arratiset edhe këtë herë, por policët e ekipit të DI.AS. kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë pas një shkurreje ku tentoi të fshihej pas ndjekjes.

Shqiptari u paraqit në Gjykatën Penale Treanëtare të Selanikut dhe u dënua me 18 muaj burg, për rastin në të cilin u arrestua, me akuzën e rezistencës dhe mosbindjes.

Gjykata vendosi që dënimi i tij të mos ketë forcë frenuese pasi i akuzuari ka trazuar disa herë drejtësinë dhe kështu është dërguar në burg.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING