Connect with us

Kronike

FOTO- Aksident në aksin ‘Fier-Levan’, përmbyset kamioni i tonazhit të rëndë

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin e vjetër të rrugës Fier- Levan në vendin e quajtur ‘kthesat e liqenit’.

Automjeto i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin e vjetër të rrugës. Deri më tani, nuk raportohet për viktima apo persona të plagosur.

Autoboti me targën AA 612 ZB ka qenë bosh, pa ngarkesë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ka nisur hetimin për rrethanat e ngjarjes.

FOTO- Aksident në aksin 'Fier-Levan', përmbyset kamioni i

 

Advertisement