Connect with us

Politike

Arrestimi i Radojiçiç/ Berisha: Vuçiç u detyrua nga presioni i ndërkombëtarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reguar pas arrestimit të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i cili ka marrë përsipër organizimin e sulmit të armatosur në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Berisha u shpreh se presioni i madh ndërkombëtar e detyroi presidentin serb Vuçiç të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë, ndërsa thekson se duhet të gjykohet në Kosovë.

“Presioni i madh ndërkombëtar ka detyruar Vuçiç të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë.

Ky arrestim është një hap por duhet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka kryer aktin terrorist”, tha Berisha.

Advertisement