Connect with us

Aktualitet

EMRI/ I dënuar nga GJKKO me 2 vite burg për mosbarazi në tendera, ndalohet ish shefi i Financës

Ekzekutohet vendimi i GjKKO-së, për ish-shefin e Financës të këtij institucioni, i cili është dënuar me 2 vjet burgim.

Në vijim të veprimeve operacionale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë bërë ndalimin e Mariglen Myftari, 33 vjeç, banues në Lushnjë.

Myftari u dënua me dy vite burg nga GJKKO për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, pasi në cilësinë e anëtarit të komisionit për zhvillimin e një tenderi me objekt transportin në këtë IEVP, ka kryer veprime të njëanshme duke shkelur barazinë e pjesëmarrësve në këtë tender.

Rreth 2 javë më parë, Policia ndaloi ish-drejtorin e IEVP Kosovë, të dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për të njëjtën veprimtari kriminale në dëm të pjesëmarrësve në këtë tender.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Advertisement