Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Terroristët janë viktima të propagandës së tmerrshme në Serbi – Shkrim nga NTV

“Përsëri jemi gjendur në listën botërore të të pandehurve. Ajo që ndodhi në Kosovë është Vetëvrasje se Serbisë. Serbët e vrarë janë edhe terroristë edhe dëshmorë të atyre që i shtynë të vepronin në banjskë” – Kështu deklaroi politikani serb Vuk Drashkoviç, duke paralajmëruar se disa gjëra kanë dalë jashtë kontrollit Sipas tij, Milan Radoicic, joshi disa të rinjtë, viktima të një propagande të tmerrshme që ka nisur që nga viti 2000, e sidomos nga viti 2014, kur Serbia filloi të preket fort nga virusi ‘Putinofilia’. Shkalla e përhapjes ishte aq e madhe saqë sot në Serbi, përqindja e atyre që mbështesin këtë armagedon mbi Ukrainën është më e lartë se në Rusi. “Një gënjeshtër e vazhdueshme sistematike politike po përhapet, se Sllobodan Milloshevici fitoi në vitin 1999, se NATO bombardoi Serbinë pa asnjë arsye, se Kosova është në Serbi, pjesë integrale e Serbisë, sipas rezolutës 1244. Dhe të gjitha këto, shiten sit ë vërteta zyrtare” – U shpreh Drashkovic I pyetur nëse ka pasur ndonjë akt terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator, ai theksoi se e gjithë bota e qytetëruar thotë se ka patur dhe vlerësoi se ishte vetëvrasje për Serbinë Drashkovic beson se tani e tutje, tensionet mund të transferohen nga Kosova te Bosnje-Hercegovina “Por më ngushëllon fakti se çdo shpërthim i pare, sado i vogël që do ishte, sipas Marrëveshjes së Dejtonit, do shkaktonte ardhjen e 20.000 ushtarëve të NATO-s dhe do të përfundonte shpejt. Atëherë do të kishte një marrëveshje të re paqeje” – tha Drashkovic, duke shtuar se është një tjetër forcë që ka interes jetik, dhe nuk është Beogradi, në hapjen e frontit ballkanik. Serbëve ndoshta në gjithë këtë histori, do t’u caktohej roli i ‘idiotëve të dobishëm’. Ajo fuqi është Rusia. Objektivat janë, mbi të gjitha, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Për politikanin Drashkovic, serbët e vrarë në Kosovë janë edhe terroristë edhe dëshmorë “Ata i shtynë të jenë terroristë, por në fakt janë viktima të atyre që i shtynë në këtë aksion të çmendur”. Rezultati është humbja e jetës së tyre. Tani i gjithë populli serb identifikohet me ta dhe ata janë sërish viktima” – theksoi ai, duke potencuar se “As populli serb nuk është kriminel, as populli shqiptar nuk është kriminel dhe në të dy kombet, ka nga ata që imponohen si ndërgjegjja dhe udhëheqësit e tyre”.

Advertisement