Connect with us

Bota

Lufta Izrael-Hamas, Turqia kundërshton dëbimin e palestinezëve nga Gaza

Turqia pajtohet me Egjiptin dhe kundërshton dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës për shkak të luftës së Izraelit me Hamasin. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan në një takim me homologun e tij egjitpian në Kajro.Fidan në udhëtimin e tij të parë në Egjipt që nga marrja e detyrës tha se bota duhet të veprojë për të parandaluar përhapjen e konfliktit dhe për të rifilluar bisedimet e paqes mbi bazën e një zgjidhjeje me dy shtete.Gjithashtu ai shtoi se autoritetet egjiptiane po koordinojnë veprimet e tyre me Izraelin për të marrë ndihma humaniare në Gaza.

Advertisement