Lifestyle
Pija e popullarizuar ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut duke…
Vetëm një gotë lëng frutash në ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të lartë të gjakut.
Gjendja shkakton pak simptoma dhe mund të mbetet e pazbuluar për vite me radhë, por me kalimin e kohës mund t’i vërë të sëmurët në rrezik për goditje në tru, sulm në zemër dhe pamjaftueshmëri të zemrës.Krahas ushqyerjes jo të mirë, stilin e jetesës dhe stresin që mendohet se rritin shanset e njerëzve për të zhvilluar presion të lartë të gjakut, mjekët shpesh do të përshkruajnë ndryshime në stilin e jetesës, si zvogëlimi i marrjes së kripës dhe alkoolit, ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve, si edhe më shumë ushtrime.Hulumtimi i ri i kryer në Universitetin e Torontos ka treguar se pirja e sasive të moderuara të lëngjeve të frutave në baza ditore, mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut. Për këto rezultate, ekipi hulumtues analizoi të dhënat nga 93 studime të mëparshme që shikuan 12 ushqime të ndryshme me sheqer për të kuptuar se si zgjedhjet e ushqimit ndikojnë në presionin e gjakut.