Bota
Lufta në Rripin e Gazës/ Macron dërgon një anije spitalore të marinës franceze
Dërgimi i një anijeje të marinës franceze në Rripin e Gazës, me qëllim të ndihmës në punën e spitaleve në rajon, u njoftua sot nga Egjipti, ku Emmanuel Macron po bën një vizitë zyrtare.
Sipas presidentit francez, kjo anije spitalore do të lundrojë nga porti i Toulon brenda 48 orëve të ardhshme.
Franca do të dërgonte gjithashtu një aeroplan me pajisje mjekësore në Egjipt për t’u transportuar në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.