Connect with us

Politike

‘Nuk është hall i Berishës…’/ Këlliçi: Rama do të zhdukë opozitën

Belind Këlliçi tha në një intervistë televizive se Edi Rama kërkon të zhduke opozitën e për këtë arsye po sulmohet ligjërisht Sali Berisha.

Sipas tij, anëtarët e kryesisë s’kanë qenë kurrë më pasionantë dhe kjo sepse janë të bindur që bëhet fjalë për përballjen finale.

“S’i kam parë kurrë më pasionantë anëtarët e kryesisë sepse jemi të bindur që jemi në përballjen finale. Edi Rama i ka shpallur luftë të hapur Partisë Demokratike, i ka hapur luftë opozitës, i ka shpallur luftë pluralizmit dhe tashmë të mëdhenj e të vegjël, të rinj e njerëz me përvojë brenda Partisë Demokratike bien dakord që ky është akti i fundit që kërkon një përballje shumë të fortë, që kërkon sakrifica shumë të forta dhe që nuk ka të bëjë me zotin Berisha. Po goditet trashëgimia e Partisë Demokratike, po goditen reformat e Partisë Demokratike dhe po goditet kundërshtari politik si asnjëherë më parë,” – u shpreh Këlliçi.

Advertisement