Kosova
Asociacioni shmang luftën/ Ramabaja: Në Serbi po përgatiten 600 paramilitarë
Analisti nga Kosova Sadri Ramabaja është shprehur se ka ekspertë të sigurisë që thonë se Serbia po përgatitë edhe 600 paramilitarë për aksione të tjera terroriste dhe sipas tij, nëse arrihet Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, do të shmangej lufta.
“Unë nuk besoj ende që Vuçiçi do ta nënshkruajë marrëveshjen, sepse ai është peng edhe i Rusisë dhe i elementëve të shërbimit ushtarak rus, rreth tij e brenda tij, por në rast se arrihet asociacioni, kjo bëhet vetëm me presionin e madh të Bashkësisë Ndërkombëtare, Gjermanisë, Francës dhe Amerikës, dhe vetëm kështu do të shmangej lufta”
Sipas analistit, të gjithë ata që nuk do ta pranojnë marrëveshjen e Ohrit, i shërbejnë rindezjes së konflikteve të përgjakshme, teksa ndërkohë ka shenja të qarta se po përgatiten, sipas ekspertëve të sigurisë, edhe 600 paramilitarë të tjerë serb për aksione të tjera terroriste
Sadri Ramabaja theksoi se presidenti serb Vuçiç është përkëdhelur për një kohë të gjatë nga Perëndimi, me qëllimin për ta shkëputur atë nga gjiri I Rusisë, ndërsa presioni ka 10 vite që ushtrohet vetëm mbi Kosovës, e cila sipas tij, vazhdimisht ka bërë lëshime.
“Vuçiç është përkëdhelur, kurse Kosova pre 10 vitesh ndodhet nën presion. Pala kosovare gjithmonë ka bërë lëshime, deri në shkallën sa u devolvua njohja e të drejtës së shpalljes së pavarësisë, përkatësisht opininoni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pas së cilës defakto s’ka pas kuptim dialogu për një marrëveshje të tipit të 19 prillit vitit 2013”