Connect with us

Kronike

E rëndë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën marinari 18-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Burime bëjnë me dije se 18-vjeçari shërbente si marinar në një anije tregtare. Të njëjtat burime konfirmojnë se 18-vjeçari ishte shetas i huaj.

Menjëherë pas ngjarjes stafi i ekupazhit kanë lajmëruar autoritetet dhe menjëherë është nisur Guardia di Financa, e cila ka marrë trupin e pajetë të 18 vjeçarit duke e sjellë në Portin e Durrësit dhe më pas drejt morgut ku pritet edhe t’i bëhet autopsia.

Advertisement