Connect with us

Bota

Erdogan mbështeti Hamasin, ‘hakmerret’ Izraeli duke bojkotuar produktet turke

Pas deklaratave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në mbështetje të Hamasit, vjen dhe lëvizja e radhës nga qeveria izraelite, e cila ka vendosur të bojkotojë produktet turke.

Sipas raporteve, importet e produkteve turke u ndaluan nga zinxhiri më i madh i supermarketeve në Izrael, Shufersal, si dhe zinxhirët konkurrues Rami Levy dhe Yochananof. Importuesit më të vegjël të produkteve gjithashtu duket se kanë ndjekur shembullin e zinxhirëve të mëdhenj.

Turqia kohët e fundit është bërë një eksportues kryesor në Izrael, duke u renditur vitin e kaluar në vendin e pestë pas Kinës, SHBA-së, Zvicrës dhe Gjermanisë. Me importet e Izraelit nga Turqia që arrijnë në 7 miliardë dollarë në vitin 2022.

Advertisement