Connect with us

Sport

Fitore për Drinorin e vogël, Malisheva fiton mes lulesh dhe lotësh

Malisheva fitoi një ndeshje të veçantë përballë Gjilanit. Suksesi 1-0 ishte i gjithi për Drinin. Drinor Berisha luante me moshat e skuadrës “dardane” dhe futbolli e mbushte plot ëndrra të bukura, të cilat fatkeqësisht u ndalën në moshën 14-vjeçare, tragjedi që i ka trishtuar të gjithë.

Ndeshja filloi me një minutë heshtje në nderim të Drinit dhe u mbyll me një gol me penallti nga Drilon Hazrollaj. Gol për tifozin e vogël lart në qiell dhe për tri pikët e Malishevës, një ndër skuadrat më në formë në Kosovë.

Që regjistroi rezultatin e katërt radhazi pozitiv. Aktualisht sulmi më i mirë me 23 gola, edhe pse Ballkani, Drita e Llapi kanë luajtur më pak ndeshje, përsa i përket renditjes Malisheva i ndjek nga pas në pozitën e katërt në renditje dhe sheh nga Europa.

Advertisement