Connect with us

Kosova

Bytyçi: Për Edi Ramën, Kosova është zar

Hapat që ka bërë Kosova për de-përshkallëzimin e situatës në veri të vendit, nuk po konsiderohen si të mjaftueshme nga Bashkimi Europian për të hequr masat ndëshkuese të vendosura që prej qershorit, pasi sipas tyre, Kosova ka ende punë për të bërë në këtë drejtim.

Kryeministri Albin Kurti është treguar mjaft bashkëpunues dhe i gatshëm për të arritur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kurse masat ndëshkuese vazhdojnë të jenë prezente.

Dr. Enver Bytyçi, profesor në marrëdhëniet ndërkombëtare, ka thënë se sanksionet kundër Kosovës i ngriti për herë të parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas profesorit, BE-ja i vuri sanksione, Kosovës ndonëse është shteti më proevropian në botë.

Ai tha se kjo është e mjaftueshme për të parë së paku se sa shumë ka investuar Serbia kundër Kosovës.

“Ai që vendosi i pari, para evropianeve këto sanksione, tani është shumë I zënë me punët e Italisë, Serbisë, Greqisë dhe vendeve të tjera. Shqipëria, Kosova e shqiptaria janë kostum i ngushtë për Edi Ramën. Duhet të zgjatet deri në Romë, Beograd, Athinë e pse jo edhe më tej, për të dëshmuar aftësinë e tij të paparë. Kosova është thjesht një zar për të. Një zar me të cilën ai dëshmon besnikërinë e tij ndaj Aleksandër Vuçiç. Këto sanksione Kosova më së shumti I ka peshqesh prej Edi Ramës, I cili anuloi edhe mbledhjen e përbashkët të qeverive për ti thënë Evropës se “Edhe ju mund ta izoloni Kosovën pas meje”! Ishte nxitje e evropianëve për vënien e atyre sanksioneve

Advertisement