Connect with us

Sport

‘Nuk i kam lënë…’, çfarë deklaronte Dwamena për aparatin në zemër pak muaj para tragjedisë

Disa muaj më përpara se të humbiste jetën në mënyrë tragjike, Raphael Dwamena ka dhënë një intervistë ku ka zbuluar të gjitha detajet e problemeve të tij në zemër, ndërsa ka theksuar se e kishte hequr defibrilatorin e vendosur nga mjekët, pasi sipas tij e pengonte në aktivitetin e tij sportiv, por edhe sepse i shkaktonte panik.

Dwamena ka deklaruar se pavarësisht këshillimit nga mjekët për të mos luajtur më futboll, ai vendosi të vazhdonte, pasi ishte jeta e tij.

Zbulimi i problemeve në zemër: “U shokova kur e mora vesh, luaja te Zurich për një vit, u mërzita shumë. U ktheva në shtëpinë time bëra të gjitha vizitat mjekësore dhe më pas u riktheva në Zurich.”

Defibrilatori: “Në fillim më vendosën një pajisje që më jepte disa goditje elektrike në zemër dhe në ato momente duhej të ulesha, ishte një gjendje paniku kur ndodhte, megjithatë unë nuk i kam lënë asnjëherë ndeshjet në mes.”

Familja: “Familja ime është në Gana dhe ishte e vështirë për ta kur dëgjonin lajme të tilla, ishte e vështirë dhe më duhej shpesh t’i telefonoja që t’u shpjegoja që isha mirë.”

Doktorët në klube: “Doktorët nga klube të ndryshme shpreheshin që unë nuk duhej të luaja më, por unë i thoja që e vlerësoj mendimin e tyre, por unë nuk doja të ndalesha.

Frikë: “Nuk kam frikë sepse zoti është me mua, kur erdha këtu bëra vizita dhe gjithçka doli mirë edhe para se të vija këtu në Zvicër isha mirë. Për njerëzit normal ka gjëra të pamundura, por për zotin jo, ai është aty për mua, e di që duket e vështirë, por ko është jeta. Secili prej nesh ka rrugëtimin e tij mua më ndodhi dhe e kam pranuar.”

Covidi ka ndikuar? “Unë nuk e kam bërë vaksinën e covidit, kam zhvilluar ekzaminime në Spanjë dhe Zvicër, por mjekët atje thonin që nuk duhej të luaja. Kushdo mendon se si mund të luaj futboll, por në fund është vendimi yt, askush nuk do t’ja dijë nëse ti vdes sot, secili vazhdon punën e tij nesër. Unë ndjehem gati që të luaj.”/SuperSport

Advertisement