Connect with us

Kronike

I dehur në makinë dhe me pistoletë, arrestohet në Tiranë

Arben Koçi është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi qarkullonte me armë zjarri në makinë.

‘Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive, kryesisht për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri.  Gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrugën “Vangjel Noti”, është ndaluar automjeti me drejtues shtetasin A. K.  Pas ndalimit të automjetit, ky shtetas iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, një leje drejtimi me gjeneralitete të një shtetasi tjetër. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi A. K. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.  Gjatë kontrollit në automjetit, u gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.   Në përfundim të veprimeve proceduarale u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 40 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Advertisement