Aktualitet
MENUJA E DITËS/ Mëngjes: Dialog, Drekë: Ujë dhe gaz lotsjellës,Darkë: Arrestime…
Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar situatën politike në Shqipëri dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestave studentore, përmes një postimi në Facebook, në ditën e tetë të revoltës së të rinjve.
Duke përdorur metaforën e një “menuje të ditës”, Dervishi përshkruan në mënyrë sarkastike zhvillimet e protestës, nga thirrjet për dialog në mëngjes deri te përdorimi i gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe arrestimet në mbrëmje.
Përmes kësaj ironie, analisti vë në kontrast ofertën publike të qeverisë për dialog me përshkallëzimin e masave policore ndaj protestuesve. Postimi pasqyron kritikën e tij ndaj mënyrës se si po menaxhohet protesta, ndërsa tensionet mes të rinjve dhe institucioneve vijojnë.
Postimi i plotë:
MENUJA E DITËS
Mëngjes: Dialog.
Drekë: Ujë dhe gaz lotsjellës.
Pasdite: Ujë, gaz, shkopinj dhe plumba gome.
Darkë: Arrestime në rrugë, në kafene, në oborr të kishës dhe në prag të xhamisë.
Specialiteti i shefit: Dajak tradicional, me teknologji moderne dhe salcë propagande.
Shënim 1. Paguan një, ha dy për çdo asortiment.
Shënim 2. Menuja ofrohet edhe për turistët.