Connect with us

Kosova

Kurti do presion ndaj Serbisë: Njohja de facto, hapi i parë drejt normalizimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të edicionit të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, ka thënë nënshkrimi i Marrëveshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit (Ohër, 18 mars) duhet t’i paraprijë normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të rrisë shkallën e presionit ndaj Beogradit.

“Serbia është fqinji ynë më i madh. Ne kemi nevojë për më shumë presion ndaj Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen dhe gjithashtu nevojitet integrimi në BE, sepse rajoni ynë nuk mund të integrohet jashtë Unionit apo pa Unionin. Nënshkrimi i njohjes reciproke de facto është hapi i parë, por njëkohësisht edhe më i rëndësishmi” – ka thënë kreu i ekzekutivit kosovar.

Ai gjithashtu ka theksuar se sulmi brutal i protestuesve serbë në pjesën veriore të Kosovës ndaj pjesëtarëve të Forcës së NATO-s, rrëmbimi i tre policëve kosovarë nga Serbia përgjatë vijës kufitare dhe sulmi terrorist i paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe në veri, kanë ardhur për shkak të mungesës së nënshkrimit.

“Eskalimi I situatës ka ndodhur se përkundër marrëveshjeve gojore, nuk ishte nënshkruar asgjë madje as në margjinat e Këshillit të Evropës” – ka shtuar ndër të tjera kryeministri Kurti.

Bashkimi Europian paraprakisht ka prezantuar një “draft modern dhe evropian” në lidhje me “instrumentin vetë-menaxhues” për serbët e Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, teksa Kosova dhe Serbia kanë dhënë pëlqimin e tyre dhe kanë pranuar të jetë kornizë për negociatat e mëtejshme. Vlen të përmendet se liderët e vendeve më të fuqishme të BE-së – Gjermania, Franca dhe Italia – nëpërmjet një deklarate të përbashkët, kanë kërkuar nga Qeveria e Serbisë njohjen de facto të shtetësinë e Kosovës

Advertisement