Connect with us

Pinknews

‘Nëse tregoj si jam në të vërtetë…’, Luizi shqetëson fansat me postimin e fundit (VIDEO)

Ai është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit. Është fjala për fituesin e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luizi Ejlli, i cili merr vëmendjen e të gjithëve me çdo dalje të tij publike apo edhe postimet që bën në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, artisti i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij dhe jo vetëm me një postim që ka bërë në “Instastory”. Luizi ka ndarë me fansat një video ku shfaqet një foto e tij, ndërsa në sfond është një zë që flet në anglisht.

“Nuk besoj se ndonjëri e di se si ndihem unë brenda meje. Të gjithë mendojnë se unë jam njeri i mbushur me plot energji dhe që dua gjithçka. Por ata se dinë që unë zgjohem në mëngjes dhe vendos maskën false që të mendojnë se jam në rregull. Sepse nëse unë tregoj se si jam në të vërtetë, të gjithë do më pyesin ‘a je në rregull?’”, dëgjohet në videon në fjalë.

Ndërkohë kujtojmë se Ejlli pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka qenë shumë i angazhuar me projekte të ndryshme. Luizi ka qenë i pranishëm në koncerte të shumta si në Shqipëri ashtu dhe jashtë vendit.

Por jo vetëm kaq, pasi gjithashtu ka qenë i angazhuar edhe me filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku ka rolin kryesor së bashku me aktoren e njohur, Olta Gixhari.

Pinknews

“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë”/ Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

Ish-konkurrentja e njohur e “BBVA”, Dea Vieri, gjatë një interviste në emisionin e dielës “E Diell”, ka dhënë komente të forta lidhur me çiftin e bujshëm, Bora Zemanin dhe Donaldo Veshajn.

Sipas Deas, drama e tyre e dashurisë para dhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVA” ka qenë një lojë për të rritur famën e tyre.:

Dea Vieri, e cila është blogere dhe ka një ndjekje të konsiderueshme në rrjete sociale, ka shprehur bindjen e saj se ndarja e tyre e mëparshme, puthja dramatike në reality show-n dhe lidhja e Donaldit me Beatrix Ramosajn ishin skena të inskenuara.

“Një çift që mua nuk ma ndryshon njeri mendjen, por që mendoj që janë ndarë dhe bashkuar përsëri për famë janë Donaldi me Bora Zemanin” u shpreh Dea gjatë intervistës.

Ajo shton se gjithçka ka qenë një strategji për të kapur vemendjen e publikut dhe për të qenë në qendër të vëmendjes së medias. “Atë ndarjen e kanë pasur thjeshtë sa për lajm, edhe atë ndarjen e bashkimin, atë puthjen dhe ndarjen prapë” vazhdoi Dea, duke sugjeruar se asgjë nuk ka qenë e vërtetë.

“Unë mendoj që ndarja para Big Brother është bërë për famë. Ai bashkimi aty ka qenë i bukur dhe ndarja pastaj lidhjen e tij me Trixen e gjitha ka qenë e sajuar për famë, përderisa ata tani janë bashkë”, deklaroi ajo.

Continue Reading

Pinknews

‘Kampiona, sot e keni…’/ Don Xhoni paralajmëron një surprizë të madhe për Romeon dhe Meritonin

Një postim i Don Xhonit nëm Instastory i ka bërë kureshtarë që të gjithë. Reperi ka postar një video të Romeos dhe Meritonit në shtëpinë e “BBV3” teksa kërcejnë dhe këndojnë një nga këngët e tij, ku ka shkruar:

Kampiona sot e keni një surprizë të dytë!

Kujtojmë se Romeo dhe Meritoni janë shumë miq me reperin dhe se mundet që Don Xhon të ketë përgatitur një surprizë për ta për t’i mbështetur në këto ditët e fundit të këtij edicioni.

Continue Reading

Pinknews

‘Më eksitove…”/ Deklarata e Gracianos nxeh keq Romeon: A je normal…

Graciano ka vazhduar me ofendime të rënda ndaj Heidit mesditën e sotme teksa ka përmendur dhe emrat e disa prej ish-banorëve. Ndërsa banorja po qëndronte në oborr me Romeon, ky i fundit i nxehur i ka kërkuar të kos vazhdojë më me ofendimet aq më pak duke përmendur dhe njerëz që nuk janë më në shtëpi.

Pjesë nga debati:

Graciano: Fillove me Alfion, pastaj me Fationin

Romeo: Ore gjigand, unë këtu dhe ti përmend burra? Ça po bën?

Graciano: Janë gjëra që i ka bërë

Romeo: A je normal?

Graciano: A janë gjëra që po i shpik?

Romeo: Unë këtu në krah dhe ti përmend emra

Graciano: Po ti mbylli gojën asaj kur thotë ‘më eksitove ti’ se po i thotë burrit të huaj

Heidi: Po ça lidhje ka, ça përdorimi është

Graciano: Me ty në krah e më thotë ‘më eksitove’ Mua më vjen keq për ty

Romeo: Mos të të vij keq për mua, rri rehat

Continue Reading

Pinknews

Angela Martini ‘ngacmon’ ndjekësit me poza nga shtrati

Angela Martini është një prej modeleve më të njohura shqiptare, e cila vazhdon të komentohet shumë për paraqitjet e saj.

Së fundi, modelja postoi një foto nga shtrati, në të cilën provokoi ndjekësit me pozën provokuese që realizoi para kamerës.

Ajo kishte veshur të brendshme dhe bluzë të zezë, të cilën e ngriti lart, duke treguar barkun e sheshtë.

FOTOT: Angela Martini ‘ngacmon’ ndjekësit me poza nga shtrati

Continue Reading

Pinknews

E pa rezistueshme, Vildane Zeneli nuk i ndal pozat provokuese me bikini

Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, shquhet për fotografitë seksi që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke publikuar fotografi dhe video, kryesisht me përmbajtje provokuese.

Një gjë të tillë, Vildane e ka bërë edhe në postimin e fundit, ku ka shfaqur trupin duke pozuar në bikini.

Modelja e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kësaj radhe ka pozuar në bikini ngjyrë rozë , ndërsa nuk ka hezituar të vërë në pah të pasmet dhe bakrun e sheshtë.

FOTO: E pa rezistueshme, Vildane Zeneli nuk i ndal pozat provokuese me bikini

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING