Connect with us

Kronike

Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, raportohet për një të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Papër.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta, e si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ky i fundit është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet si paraqitet gjendja e tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Advertisement