Kosova
‘Sipas Kurtit, më mirë Zajednica se Presheva në Kosovë’
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, për deklaratën e tij për Referendumin e Preshevës të vitit 1992. Sipas tij, Kurti idenë e Referendumit e ka quajtuar fantazi dhe ëndërr të preshevarëve. Më tej, Arifi ka thënë se sipas Albin Kurti, “më mire është Zajdenica se Presheva në Kosovë”.
“Deklarimet e Albin Kurtit në Paris, shpërfaqin të vërtetat e tij mbi idenë e Referendumit të Preshevës. Ashtu siç e kam thënë me kohë, Albin Kurti e ka varrosur aspiratën për bashkëngjitje të Preshevës me Kosovën. Në Paris, idenë e Referendumit të vitit 92, ai e quajti fantazi dhe ëndërr të preshevarëve dhe parardhësve të tij homolog të cilët i quajti monark e feudal.” – ka deklaruar Arifi
“Kurti madje, u zu ngushtë me çështjen e reciprocitetit, sepse e ka ditur që reciprocitetin e premtuar para dhe pas ardhjes në pushtet, nuk e realizon dot, dhe tani flet për simetri të të drejtave, gjë që po ashtu e ka ditur që nuk mund të jetë njëlloj për të gjitha vendet! Sipas Albin Kurtit, më mirë Zajednica se Presheva në Kosovë!” – ka shkruar Kryetari i Komunës së Preshevës në rrjetin social “X”.