Connect with us

Kosova

Kurti përballet me BE-në: S’është e drejtë të mos njihet çfarë ka bërë Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mendon që nuk është e drejtë që të mos pranohet nga Bashkimi Europian, progresi që ka shënuar Kosova, teksa dhe ka përmendur disa nga “arritjet” që ai mendon se duhet të konsiderohen.

“E kam mirëpritur statusin e kandidatit për Bosnje Hercegovinën dhe Gjeorgjinë dhe fillimin e negociatave për Ukrainën dhe Moldavinë, por mendoj që nuk është e drejtë që mos të njihet si mertitë ajo çfarë kemi bërë ne. Kosova është e para në Ballkanin Perëndimor përsa i përket të drejtave politike, lirive civile, sundimit të ligjit, lirisë së mediave, dhe përveç kësaj kemi dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja dhe kemi rritur të ardhurat nga taksat në dy vitet e fundit. Kemi rritur punësimin me 17 për qind në 31 muaj. Ne vetëm duam që Unioni Europian të njohë progresin tonë, të na japin statusin e kandidatit dhe më pas me shumë durim do ti përgjigjemi secilës pyetje të Komisionit Evropian dhe që një ditë t’i bashkëngjitemi Bashkimit Europian. Dëshira ime është që kjo të realizohet sa më shpejtë që të jetë e mundur” – deklaroi Kurti për televizionin austriak ORF.

Advertisement