Connect with us

Kosova

Të ndalet Kurti/ Berisha vjen me një kërkesë: Të krijohet një qeveri tranzitore

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të ndalet, nga dëmi territorial që sipas tij, ai po i bën vendit, duke pranuar draft statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, duhet të krijohet një qeveri tranzitore, që të shmanget ky Asociacion.

“Parlamenti duhet ta ndalë kryeministrin dhe të shkojmë në një proces politik. Të futemi në proces zgjedhor, ose të krijohet një qeveri. Ne kemi krijuar një moraturium ligjor brenda Kuvendit, me qëllim që ta detyrojmë Albin Kurtin të pranojë me konsensus një qeveri tranzitore. Pra, të kyejmë detyrimet ndërkombëtare që i kemi me marrëveshjen e vitit 2013 dhe me parimet e vendosura në vitin 2015. Nuk kemi nevojë të hyjmë në tratativat ku ka hyrë kryeministri Kurti dhe që po na çojnë në prishjen e parimeve kryesore kushtetues të vendit, që është karakteri unitar i shtetit. Kurti po tregon kryeneçësi dhe arrogance, sepse i ka numrat e votave, shto votat e minoriteteve, i ka numrat e mjaftueshëm për të kaluar ligje të tilla” –  theksoi Hisen Berisha.

Advertisement