Connect with us

Politike

Sali Berisha kërcënon Artan Hoxhën: Do përfundosh aty ku e kanë vendin Bajrët

Sali Berisha u pyet dje gjatë konferencës për shtyp për dy emra të njohur publikisht, emrat e të cilëve janë shfaqur kohët e fundit gjatë arrestimeve dhe hetimeve të SPAK si edhe përgjimeve nga ndërkombëtarët të organizatave kriminale dhe trafikut të drogës, njeri gazetar i njohur i kronikës dhe tjetri ish-drejtues i Policisë.

Berisha tha: “Së pari, Erzen Breçani të garantoj se nuk ka qenë kurrë në jetën e tij, badigard i Sali Berishës dhe kjo është një gënjeshtër e bazuar në mashtrime. Nuk ka qenë jo se Sali Berisha ka pasur vërejtje për të, ai ka qenë një polic gjerësisht i vlerësuar në kryerjen e deyrës në të gjitha postet që ka pasur. Kështu që t’i themi ato siç janë.

Së dyti, për Erzen Breçanin dhe për çdo njeri tjetër, Sali Berisha ka vetëm një qëndrim, ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të bëhet përgjegjës para ligjit.

Së treti, se kam dëgjuar unë, dhe dua t’i them atij anëtarit të bandës së Bajrit, që deklaron se ajo kulla e Matës qenka e një të afërmi tim, unë kërkoj që nesër, nëse është e një të afërmi tim, ajo të konfiskohet.

Unë nuk kam asnjë dijeni. Po i them anëtarit të bandës Bajri, mirë është të shkojë dhe të japë llogari dhe të mos mendojë se do kalojë krimet që ka kryer në emër të bandës, duke shpifur, duke trilluar, duke folur poshtë e përpjetë. Se ato nuk e shpëtojnë. Se ai është anëtar i paguar i bandës së Bajrit, me dokumente. Me dokumente!

Siç e kam akuzuar atë unë njëherë për hjekës në vrasje, se është vrarë djali 24-vjeçar në Zemblak, vetëm e vetëm pse denoncoi te ai, i keqpërdorur nga policia dhe të gjitha anët, denoncoi parcelat e drogës të oficerëve të policisë në Korçë dhe mori plumb pas koke në Zemblak 24-vjeçari.

Tani i them atij, avash avash, duhet të marrësh atë që do marrin Bajrët me shokë.  Duhet t’ia them këtu, sepse kur Bajrët ulën në studiot televizive, bashkë me ju, dhe u kapardisën si njerëz me njohuri të thella, për faktin e vetëm se janë anëtarë të bandave më të rrezikshme, ata e meritojnë të shkojnë atje ku e kanë vendin dhe jo në studiot televizive.

E them këtë në emër të interesit publik, për të tjerat do njiheni më vonë.

Në fund, çcdo njeri që shkel ligjin, duhet të marrë atë që meriton. Nuk kam asnjë lloj komenti tjetër, pavarësisht se kush është. Nuk gjen kush kurrë një njeri që të kem mbrojtur një shkelës ligji. Asnjëherë!”

Politike

Kërkoi leje për të marrë pjesë në Kuvend, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës i cili bëri rekurs dhe kërkoi t’i jepet leje për të shkuar në Parlament.

Seanca kishte nisur në orën 14:30, ndërsa vendimi është dhënë pak më parë. Kjo është e disata derë që Berisha kërkon leje për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, por të gjitha kërkesat e tij janë rrëzuar nga Gjykata.

Gjithashtu nga e njëjta gjykatë nuk është pranuar edhe rekursi i Jamarbër Malltezit që kundërshton masën arrest në shtëpi, vendosur nga apeli i posaçëm më 21 nëntor të vitit të shkuar.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, pasi është në hetim për korrupsion pasiv nga funksionarë të lartë, vepër penale e kryer në bashkëpunim. SPAK dyshon se ai ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

 

Continue Reading

Politike

Nën masën e arrestit, Sali Berisha fut në shtëpi edhe aktorin Çun Lajçi

Sali Berisha, edhe pse nën masën e arrestit në shtëpi, ka zhvilluar në banesën e tij një takim edhe me aktorin e njohur Çun Lajçi, i cili një ditë më parë mbajti fjalim në tubimin e demokratëve.

Fotot janë shpërndarë nga vetë Çun Lajçi në rrjetet sociale, i cili shkruan se Sali Berisha, përkundër urdhërave, e hapi derën, pasi kishte thënë se nuk mund ta linte rrugovasin me shallin në qafë.

Kujtojmë se SPAK, në seancën e fundit ka pretenduar se Sali Berisha ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” duke futur në banesë dhe kontaktuar me ish-eurodeputetin gjerman Elmar Brok dhe gazetarët italianë të RAI 3.

Reagimi i plotë i Çun Lajçit:

Mos u dorëzo Sali Tropoja, sa do që kohnat janë dallashitë!

Tri t’bamet e mira t’Sali Berishës, (heqi ato që bani për shtetin e eglave), që me shtynë të marr rrugë drejt “dritares” nga e cila e sheh nji pjesëz qielli e ca çati Tirane, për ta lëshuar zanin tim jehonë, për lirinë e njeriut që e sakrifikoi nji jetë, për mirëqenjen e të tjerëve dhe të atdheut t’hequr n’vargojt e diktaturës.

* Por unë i preva tirqit për b*thën time e ju mos i provoni se iu gërvishtin!

E para:

– Dekreti për shtetësinë shqiptare me 1995!
– Telefonata në repartin e Pulmologjisë, kur po vdisja nga Covidi, e Sali Berisha po m’ofronte transfer n’Stamboll me shpenzimet e veta,
Dhe
– Osman Rrustemi, xhaxhai im, ballisti, i përndjekuri i UDB-së, të cilit Dr. Berisha ia besoi Gitën t’ia rriste si fëmiun e vet, ishin pengu që po mbaja n’zemër dhe po prisja rastin që t’ia ktheja, njeriut i cili u ba breva e diktaturës dhe lulja e demokracisë!

Këto me rrokullisën Fanit tëposhtë, (jo paraja, se akoma s’jam n’shitje), për ti mbështetë shkallët të ajo “dritare lirie” e për ta ngritur zanin për lirimin e njeriut që e solli Bushin n’Tiranë, për ta shpallur nga aty Kosovën shtet të pamvarur! (Kjo iu kujtohet besoj)!

– Edhe artisti e pret momentin që fjala e tij artistike të ngjizet me kohën dhe t’bahet dhamb kohe, ndaj shkova, jo t’fyej njenin e t’përkrah tjetrin, (se nuk me takon t’fus hundet n’politikën që s’e njoh, se artisti s’jeton pa popullin), por ta mbështes mocanikun tim, që rrin i ngujuar, jo për t’zezat e tija, (se për t’zeza do të duhej t’burgoseshin ata që mbajnë kumonën varur n’fyt), por nga inati, trishtimi nga fjala e vërtetë, nga drojtja e shplimit të t’bamave të këqia që do ti fundoste e do ti largonte përjetë nga politika!

Sali Berisha, përkundër urdhërave, e hapi derën e thirri; – s’mund ta lë rugovasin me shallin qefin, n’rrugë! Dua ta marrë ngryk e t’pi kafe të oxhaku se m’vret zakoni i maleve!

Po!

U futa n’konakun e tij e n’zemrën qindvjetshe!

Mos u dorëzo Sali Tropoja, sa do që kohnat janë dallashitë, i thash kur ika!

Po

Unë i preva tirqit për b*thën time dhe e di se shumë kujt s’do tu bien taman!

Tani që pengun e hoqa nga zemra, sikur u shlirova!
Tiranë, 21 maj 2024

Continue Reading

Politike

“Shqipëria drejtohet nga mafia”, Meta: Askush s’është i paprekshëm nëse do Rama

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për median sllovene “Delo”, tha se në Shqipëri po sundon mafia.

“Situata në fushën e krimit të organizuar në Shqipëri është shumë më e keqe se në Kolumbi. Në Kolumbi, Escobar u zgjodh deputet, por vendi luftonte gjithmonë kundër mafies dhe në Shqipëri sundon mafia. BE-ja u ka shikuar shumë gjatë nëpër gishta autokratëve në Evropë dhe prandaj jemi këtu ku jemi”,

Teksa drejtësia e re flet për dhënien fund të mitit të pandshkueshmërisë, Meta shprehet se nuk e beson. Ai është i mendimit se kjo drejtësi e re drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

“Kjo nuk është porosi e duhur. Këtu kemi të bëjmë me drejtësi të udhëzuar. Ajo drejtohet nga kryeministri, i cili herë pas here sakrifikon një nga kolegët e tij, e përdor si instrument korrupsioni dhe e flak në momentin e duhur. Ajo që ai mendon se është më e rëndësishme është që marrëveshjet e korrupsionit të vazhdojnë të papenguara dhe të mbrohet nga drejtësia”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

SPAK procedim penal për Veliajn/ Këlliçi: Po kërkohen paratë e korrupsionit të pronarit faktik

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë sot një deklaratë për mediat ku iu referua kërkesës së bërë publike të SPAK për marrjen e të dhënave financiare për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe familjarët e tij të afërt. Këlliçi thotë se shumëkush mendoi se bëhet fjalë për një hetim të thjeshtë pasuror, por ndërkohë në shkresën zyrtare të SPAK, sipas tij citohet diçka tjetër.

Sipas Këlliçit, nga sa kuptohet nga kjo shkresë e SPAK, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e indicieve e në funksion të të cilit kërkon të dhënat financiare dhe lëvizjet bankare brenda dhe jashtë Shqipërisë të këtyre personave. Këlliçi shton se po kërkohen paratë e korrupsionit të pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe bandës 5D Erion Veliaj, si brenda ashtu dhe jashtë vendit tonë.

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, BELIND KELLIÇI:

Të nderuar qytetarë,

Ditën e djeshme u bë publike në media kërkesa zyrtare e Prokurorisë së Posaçme për marrjen e të dhënave financiare për Erion Veliajn dhe familjarët e tij të afërt. Shumëkush mendoi se bëhet fjalë për një hetim të thjeshtë pasuror, por ndërkohë në shkresën zyrtare të SPAK drejtuar Bankave të Nivelit të Dytë, e në dijeninë tonë edhe institucioneve të tjera, citohet:

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedim penal, në funksion të të cilit kërkojmë të na vendosni në dispozicion çdo informacion lidhur me veprimet bankare dhe çdo transaksion financiar të kryer brenda dhe jashtë vendit, për shtetasit e mëposhtëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Arbër Veliaj, Shqiponjë Veliaj”.

SPAK regjistron procedim penal për Veliajn/ Këlliçi: Po

Nga sa kuptohet nga kjo shkresë e SPAK, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e indicieve e në funksion të të cilit kërkon të dhënat financiare dhe lëvizjet bankare brenda dhe jashtë Shqipërisë të këtyre shtetasve. Pra, po kërkohen paratë e korrupsionit të pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe bandës 5D Erion Veliaj, si brenda ashtu dhe jashtë vendit tonë. Ky hajdut që qëndron ende në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, me votat e blera me paratë e krimit dhe të korrupsionit, po hetohet për disa çështje:

1. Inceneratorin fantazmë të Tiranës

Aferë për të cilën i kemi vënë në dispozicion SPAK mbi 1600 faqe dokumente dhe materiale autentike, të cilat faktojnë përtej çdo dyshimi se Erion Veliaj ka urdhëruar veprimtarinë financiare të kësaj kompanie, duke përcaktuar se cila kullë në Tiranë paguante për depozitimin e dherave në Sharrë, e cila kullë jo.

I kemi faktuar SPAK burimet e dyshimta të financimit për këtë koncesion me para ruse dhe iraniane, duke i kërkuar SPAK të konfirmojë përmes letër porosive edhe vizitat dhe takimet e Erion Veliajt në Iran.

Sot në mbrëmje, do i faktojmë sërish SPAK se Erion Veliaj nuk është thjeshtë një klient i inceneratorit Tiranë siç ai deklaron, por është pronari faktik i cili vendos edhe se cila bashki paguan për mbetjet dhe cila jo.

2. Dosja 5D

Aferë e paprecedentë e korrupsionit 100% me tenderat publikë, e kallëzuar nga unë më 26 prill të vitit 2023, veprimet hetimore të së cilës kanë zbuluar jo vetëm 6 drejtorë hajdutë, por një aplikacion privat komunikimi me në krye Erion Veliajn, komunikime të cilat mund të jenë arsyeja e hetimit që u bë publik ditën e djeshme.

3. ECO Tirana

Hetim, i cili u plotësua me dokumentacion nga Grupi i Ekspertëve pranë PD vetëm 2 javë më parë, ku faktuam lidhjen se si biznesi i riciklimit dhe marrëdhënia me AMIA Veronën, kompani e akuzuar në Itali për lidhjet e saj me grupin kriminal Ndranghetta, kishte nisur pikërisht nga Erion Veliaj që kur ishte fillimisht Ministër në Qeverinë Rama 1 dhe më pas u konkludua me futjen e Veliajt në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Të nderuar qytetarë,

Këto 3 hetime janë fokusi kryesor i punës të Grupit të Ekspertëve pranë PD. Nga dita e djeshme në fokus do të jetë edhe kallëzimi i ri i regjistruar ndaj shtetasit Erion Veliaj. Në shkresën e djeshme mungojnë disa persona të tjerë, për të cilët brenda 2 javësh do të informojmë zyrtarisht SPAK.

Garantojmë qytetarët shqiptarë se PD do vijojë të bëjë transparencë të plotë për të gjithë drejtorët dhe zyrtarët hajdutë të Bashkisë Tiranë, të cilët deri më sot kanë përfituar qindra milionë euro tendera dhe leje ndërtimi me firmën e vet Erion Veliajt, duke mos lejuar kurrë që këto hetime të kenë fatin e hetimeve të inceneratorit të Elbasanit apo të koncesionit të sterilizimit.

Erion Veliaj do të mbajë përgjegjësi për të gjitha krimet që ka kryer në këtë dekadë të pushtetit të tij të shfrenuar korruptiv, duke nisur me Ardit Gjoklajn, me inceneratorin e Tiranës, me bandën 5D, me shembjen e Teatrit Kombëtar e duke përfunduar me dhunimin dhe nxjerrjen forcërisht nga banesat e tyre të banorëve të 5 Majit, Unazës së Re, Laprakës dhe Myslym Ketës.

Continue Reading

Politike

Pse Cameron u largua rrufeshëm nga Tirana?! Zhvillimi që pritet të ndodhë në Britani

ekretari për Çështjet e Jashtme, Lord David Cameron, parashikohej që gjatë vizitës në Tiranë, të takohej edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Por, menjëherë pas deklaratës për shtyp me kryeministrin Edi Rama u largua drejt Londrës. Pikërisht kjo ndërprerje e vizitës sipas mediave britanike ka të bëjë me një zhvillim të rëndësishëm në pritje të ndodhë në Britaninë e Madhe.

Bëhet fjalë për një spekulim gjithnjë në rritje se gjatë mbledhjes së sotme qeveritare, kryeministri Rishi Sunak mund të propozojë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme gjatë verës

Zërat e shtuara për zgjedhje të parakohshme në Britaninë e Madhe në mes të korrikut apo riformatimi i mundshëm i qeverisë, kanë bërë që kreu i diplomacisë të shmangë takimet me presidentin Begaj në Tiranë dhe vizitën te Piramida, për të qenë i pranishëm në mbledhjen e kabinetit që do të mbahet më vonë gjatë ditës.

Sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps gjithashtu ka shtyrë fluturimin e tij për të marrë pjesë në takimin e NATO-s në shtetet baltike, teksa Kancelari Jeremy Hunt është tërhequr nga emisioni Peston i ITV .

Ndërkohë, mediat britanike shkruajnë se kryeministri Sunak do të ketë një njoftim shumë të rëndësishëm këtë pasdite, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING