Rajon
U kapën me kanabis në Follorinë, arrestohen dy shqiptarë (DETAJET)
Dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas grek janë arrestuar në Follorinë, pasi janë kapur pranë kufirit greko – shqiptar në Kapshticë me 26 kilogram kanabis.
Dyshohet se droga është futur në Greqi nga dy shtetasit dhe shqiparë dhe do të ruhej në banesën e shtetit grek.
Kanabisi ishte i papërpunuar dhe i ndarë në 26 pako, ndërsa policia greke njofton se të arrestuarve iu sekuestruan 3 mijë euro.
Mjeti i transportit u gjet në Follorinë dhe brenda tij shoferi dhe pasagjeri, shqiptarë të moshës 32 dhe 37 vjeç. Brenda në mjet kishte vende të improvizuara për transportin e drogës.