Politike
Do bëhet pjesë e politikës? Argita Malltezi: Unë kam qenë gjithmonë aktive
Argita Malltezi, e bija e Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur gjatë procesit për votëbesimit për gazetarët lidhur me fjalën e saj në Kuvendin Kombëtar. Gazetarët në interes të ambicies së Malltezit e kanë pyetur se nëse synon të jetë më shumë aktive në politikë. E bija e Berishës është përgjigjur se ajo ka qenë gjithmonë aktive, por ambicia e saj nuk do të shkojë më tej.
Ajo tha se fjala e saj kishte për qëllim zgjimin e reagimit tek njerëzit edhe se fjala e saj sot lidhje dhe me rrethanën e saj të fundit tha ajo për gazetarët.
“Asgjë nuk ka ndryshuar nga hera e fundit kur fola për pjesëmarrjen time në politikë.or ajo mund të jetë më e dëmshme dhe më e rrezikshme. E keqja bëhet imponuese kur ti e ke nënvlerësuar. Situata ka veçantinë e saj dhe kjo nuk mohohet dhe kjo është arsyeja pse mora pjesë në këtë format në Kuvendin e PD. Kuvendet e PD i kam ndjekur gjithmonë kur kam qenë në Shqipëri dhe kur ka qenë situata normale, ashtu siç kam ndjekur gjithmonë protestat. Kështu që asgjë nuk është e veçantë në këtë sens. Kuptohet që fjala ka veçanti sepse e tillë është situata. Gjithmonë kam qenë pjesë aktive e PD. Nuk kam asnjë ambicie për më shumë. Sepse këtu nuk është çështje të kesh ambicie për më shumë, këtu është çështja të bësh atë që duhet të bësh. Dhe thelbi i asaj që shpresoj shumë ta kem përçuar me fjalën time është që kushdo duhet të reagojë. Nëse ka një të keqe që vjen, ajo është e keqja që vjen butësisht, keqësisht, kur ti mendon se nuk duhet të reagosh se është një gjë e vogël dhe banale. Por në fakt e keqja bëhet imponuese pikërisht kur di e ke neglizhuar.“-përfundoi Malltezi.