Kosova
Vrasja u porosit nga bashkëshorti, dedikimi i Liridonës në Instagram: Burri im është gjithçka
Liridona Ademi Murseli, e cila u vra me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli në profilin e saj në Instagram, nuk tregon që mes tyre të ketë pasur probleme, madje përkundrazi ka bërë dedikim për të. ‘Burri im është gjithçka e imja’, e ka të shkruar ajo në Instagram duke e shoqëruar me dy zemra dhe me shkronjën N, për bashkëshortin e saj Naimin.