Aktualitet
Protesta në Tiranë për vrasjen e Liridonës, ambasadori Durmishi: Krim monstruoz
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/vrasje.jpg)
Një protestë u zhvillua mesditën e sotme para ambasadës së Kosovës në Tiranë me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në Prishtinë.
Protestës iu bashkua edhe ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi.
“Unë dola t’iu takoj para derës së ambasadës. Është një iniciativë njerëzore dhe të falënderoj për ndjesinë që tregoni për një rast që ka tronditur Kosovën që është e shtanguar dhe në shok të vërtetë. Protesta juaj është për t’u përkrahur dhe thirrjet tuaja për drejtësi për Liridonën dhe për çdo grua. Drejtësia të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën”, tha ai.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)