Connect with us

Politike

Deklarata/ Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, Maliq Marku lihet në burg

 Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Mali Markun, i cili pak ditë më parë vrau fqinjin e tij Shefqet Hasapas sherrit për kanalin e ujërave të zeza në Laknas. 69-vjeçari ka shprehur pendesë në gjykatë për krimin por ka dhënë edhe një dëshmi kontradiktore duke thënë se po i bëhet një komplot.

“Ka një komplot serbo-malazez ndaj meje”, është shprehur ai.

Ngjarja ndodhi më 30 nëntor, ku Marku vrau Shefqet Hasën si edhe plagosi fqinjin tjetër. Ai prej kohësh kishte pasur debate me banorët e zonës për kanalin e ujërave të zeza.

Mësohet se pas vrasjes 69-vjeçari është larguar në banesë ku ka mbudhur edhe njëherë krëhërin e pistoletës së tij me fishekët që kishte në xhep. Në po të njëjtën ditë ai ka prerë biletën për t’u arratisur në Angli. Në banesë i janë 1 një shkop gome si të policisë, 3 fishekë arme gjahu si dhe një tub që përdorej për pastrimin e armëve.

Advertisement