Connect with us

Kosova

Von Cramon pjesë e delegacionit të PE-së për monitorimin e zgjedhjeve në Serbi

Parlamenti Evropian do të dërgojë një delegacion për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi në muajin dhjetor, teksa dhe është bërë e ditur se në mesin e vëzhguesve do të jetë edhe eurodeputetetja gjermane, Viola von Cramon, së bashku me pesë ligjvënës të tjerë.

Vendimi për vëzhgimin e procesit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit është marrë pas një letre të kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç, i cili ka kërkuar nga PE-ja emërimin e një misioni vëzhgues ditën e zgjedhjeve.

Shpallja dhe organizimi i zgjedhjeve në Serbi vjen në një periudhë kur janë intensifikuar përpjekjet e bashkësisë së organizuar ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dritën e tensioneve pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Advertisement