Connect with us

Kosova

Ekskluzive/ Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiçin

Dikush nga Manastiri i Banjskës ka tradhtuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ka thënë për “Geopost” një burim i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. “Atje mbetën të vranë 6 serbë. Aksioni nuk duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo e ka dëmtuar shumë Vuçiçin dhe institucionet e Serbisë, serbët e Kosovës dhe pozitën e Serbisë në dialog” –  ka thënë burimi nga strukturat e sigurisë serbe. Kujtojmë se më 24 shtator, në fshatin Banjskë të Zveçanit, serbët e armatosur kanë vrarë në orët e hershme të mëngjesit policin kosovar Afrim Bunjaku. Më pas, njësitet speciale të Policisë së Kosovës neutralizuan terroristët, të cilët ishin strehuar në Manastirin Ortodoks të fshatit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sulmin, siç u shpreh ai, “paramilitar dhe terrorist”, ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit e kreu “Klani i Novi Sadit i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç”.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i ka hedhur poshtë si “gënjeshtra plotësisht të neveritshme dhe flagrante” deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

 

Advertisement