Kosova
Peticioni për shkarkim, rruga drejt stabilizimit – refuzimi, rezultat i injorancës
Profesori universitar Nexhmedin Spahiu se peticioni i qytetarëve për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës është rruga drejt stabilizimit dhe se refuzimi i kësaj iniciative nga kuvendet komunale është shmangie e përgjegjësisë për shkak të injorancës.
Duke folur për iniciativën e qytetarëve që siç thuhet u refuzua mëngjesin e djeshëm në të katër komunat e veriut të Kosovës dhe përgjigjen e zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi se ka marrë emaile me peticion, Spahiu tha se është një çështje e ndjeshme politike.
“Ndoshta kanë qenë të befasuar me dorëzimin e nënshkrimeve, sepse nuk e kanë pritur, nuk ka pasur asnjë aluzion se do të mblidhen nënshkrime, kështu që nuk kanë ditur si ta menaxhojnë situatën” – tha Spahiu dhe shtoi se kryetari i Kuvendit Komunal është i obliguar të marrë nënshkrime dhe të fillojë procedurën për zëvendësimin e kryetarit të komunës, se kjo është detyrë e tyre dhe se duhet ta bëjnë, si edhe theksoi se refuzimi i tyre është shenja e fundit e injorancës.