Connect with us

Kronike

Vrasje në Fier, ekzekutohet me armë zjarri 41 vjeçari në lagjen ’16 prilli’

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar paraditen e sotme në lagjen 16 prilli të Fierit. Për pasojë ka mbetur i vdekur Erjon Javori, 41 vjeç.  Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Perditesim

Një 41 vjeçar u ekzekutua sot paradite në qytetin e Fierit. Vrasja u shënua rreth orës 11:00 në lagjen ‘16 prilli’ Në njoftimin e policisë thuhet se policia ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier. “Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku deklaroi se autori ëshë identifikuar dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kemi marrë njoftim, aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet. Janë marrë masat për kapjen, e kemi të identifikuar, po punohet për sqarimin e rrethanave që kanë çuar në këtë krim të rëndë” tha Rrumbullaku në një konferencë për median mbi rezultatet e megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Advertisement