Pinknews
Kiara me barkun e fryrë, Luizi e krahason me Ronaldo Sharkën: Je bërë…
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, dy ish-banorët e BBV 2, zbuluan pak javë më parë se së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.
Së fundmi çifti po shijon pushimet së bashku në Alpet e Zvicrës, ndërsa po kalojnë një kohë të mirë me njëri-tjetrin.
E teksa Kiara është disa muajshe shtatzënë, duket qartë barku i saj i rrumbullakosur pasi ajo është shëndoshur.
Së fundmi gjatë një live, këngëtari i dashur për publikun duke qeshur e ka krahasuar bashkëshorten e tij me ish-banorin e “Big Brother Vip”, Ronaldo Sharka.
“Sa Ronaldo je bërë (qesh Luizi). Deksha un për ty, shikoje sa e bukur është, shikoje barkalukun tim. A e dini ca ka këtu?”- tha këngëtari duke bërë shaka.