Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Bisedimet Kosovë-Serbi, kusht për integrimet evropiane

I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të enjten në Bruksel se ka përparim në procesin e zbatimit të disa marrëveshjeve të arritura në bisedime, duke nënvizuar se pa normalizimin e marrëdhënieve asnjëra palë nuk mund të përparojë në rrugën evropiane. Ai i bëri këto komente gjatë një debati mbi zgjerimin e bllokut evropian të organizatës joqeveritare “Miqtë e Evropës“, në të cilin u tha se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është me rëndësi strategjike dhe se pa te nuk mund te enderrohet e ardhmja evropiane. Javën që vjen Bashkimi Evropian pritet të debatojë politikat e zgjerimit dhe në kuadër të diskutimeve pritet miratimi i përfundimeve që është paralajmëruar se do të përfshijnë kërkesën që Komisioni Evropian ta bëjë marrëveshjen e Ohrit pjesë të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në bllok, përkatësisht të kapitullit 35 të negociatave.

Advertisement