Connect with us

Aktualitet

‘Do vrisnin Suel Çelën se rrahu…’/ Dumani: Po gjeta spiunin do ta rrjep, do t’i ha fëmijët

Nuredin Dumani, bashkëpunëtori kryesor i prokurorisë së Posaçme SPAK ka pasur në objektiv për të vrarë Suel Çelën, vetëm se njerëzit e këtij të fundit, kishin kapur në Elbasan dhe rrahur Arben Lazen, ish-presidentin e Futboll Klub Elbasani, njëherësh dhe mik familje i Erjon Alibej.

“Ora News” ka mësuar se gjatë periudhës së fundvitit 2020, Laze ka lëvizur me makinë disa herë në zonën e biznesit të Suel Çelës. E pas dyshimeve të krijuara Laze është ndaluar nga njerëzit e Suelit, duke u dhunuar fizikisht.

Kjo situatë e pakëndshme nuk është denoncuar në polici, por sigurisht Laze ka informuar miqtë e tij, Erion Alibej e të tjerë.

Grupi përgatitet dhe bën plan për të gjuajtur me armë Suel Çelën, por siç del në bisedat e “SKY”, ata janë dekonspiruar nga anëtarët e vetë.

Pasi Suel Çela ishte vënë në dijeni për planin e goditjes me armë, duke çuar informacionin e detajuar tek njerëzit që mbanin Dumanin në Durrës dhe kërkuar llogari.

Kjo gjë dhe ky plan i dekonspiruar për të bërë vrasjen, ka tërbuar Nuredin Dumanin, i cili shprehet se nëse e zbulon personin, ka për ti vrarë dhe fëmijët.

Sipas dosjes hetimore gjatë bisedës Dumani është i hutuar, për shkak se dhe në Belgjikë ishte vrarë në nëntor 2020 Arjan Spahiu, që ai i thërret “Lali”, Erjon Alibej kishte rënë në burg, ndërsa ai kishte mbetur vetëm.

Në bisedë e sipër ai betohet se do marë hak për vrasjen e “Lalit”, duke vrarë dy ose më shumë persona.

Dhe në vetminë e tij, brenda grupit ka nuhatur se kishte spiunë që e dekonspironin lidhur me planet për vrasje, siç ishte rasti i Suel Çelës.

Në këtë rast duket paksa paradoksale pasi në bisedat e “SKY” Dumani shfaqet i mërzitur se ishte dekonspiruar për planin e vrasjes së Suelit. Ndërsa në dëshminë e tij para prokurorëve ai flet se ka folur dhe biseduar me Suel Çelën në “Matrix”, nga i cili ka marrë porosi për vrasjen e Lulzim Mashës.

Ndërkohë që në një tjetër dëshmi, Dumani tregon se është takuar në 11 nëntor 2020 me Sandër Bahon alias “Sakati” në Gjilan të Kosovës, ku kanë biseduar për vënien në zbatim të planit të vrasjes së Lulzim Mashës.

Udhëtimi i Sakatit drejt Kosovës, është faktuar nga SPAK edhe përmes verifikimit të lëvizjes së tij në TIMS.

Ndërsa plani për të sulmuar Suel Çelën del gjatë një bisede të 5 dhjetorit 2020 të zhvilluar në “SKY” mes Toto Rinoo që është Nuredin Dumani dhe një personazhi tjetër, pjesë e grupit të Dumanit që identifikohet si “Lucky” dhe thirret me nofkën “Pilo” dhe është identifikuar si O.K

Mes të tjerash këta dy persona bisedojnë me njëri-tjetrin, duke mbajtur me ngushëllim dhe këshilla se duhet bërë kujdes, pas vrasjes së Arjan Spahiut në Belgjikë.

Lucky: Vlla të vij P-ja, tregoj un, se nuk jemi bashk për momentin. Ti vlla mirë ke qënë, nga shtëpia?

Toto Rino: Mirë zemra e vëllait mirë jam, mirë jemi të gjithë. Ja veç llaffe lart e poshtë.

Lucky: Normale vlla, këtë punë kanë motër q…. në qytet

Toto Rinoo: Ja pse po na vrasin neve, e kemi mrena spiunin vëlla.

Lucky: Normale vlla, se kam kuptu qysh ndodhi. Na e kanë shit Lalin, se ska mundësi tjetër.

Toto Rinoo: Këtë muhabet e kanë dit veç 3 veta nga ne. Zbohet fjalë vëlla.

Lucky: Se di vëlla, unë skam fol me P për këto gjana se më mirë ta dinë pak. Po ja si ndodhi dhe sdi kujt me ja vënë gishtin.

Toto Rinoo: Ja q…a grat ku i kanë, do ja haj fëmijët atij që na ka shit. Po vlla ashtu është. Ça është për tu bë do bëhet vlla, sdo ja bëjmë gjakun ujë Lalit, por nuk kthej dot gjë mbrapsht

Lucky: Ja q….robt.

Toto Rinoo: Mos u mërzit zemra e vëllait, nuk të le vetëm vëllai jot pa merak. Sa të jem gjallë ty, do të kem si vëllanë më të vogël. Mos e harro kur të kesh gjë, më ke mua për gjithë jetën.

Lucky: E di vëlla se ve në dyshim, e di që dhe ti e doje fort lalin njëjt si ne. Nuk e harroj vëlla, dhe ty për çdo gjë që të duhet, më thuaj më ke gati për gjithçka.

Toto Rinoo: Si nuk e doja vlla si nuk e doja. Të vdes vëllai për ty.

Lucky: Na u the zemra, por skemi çfarë të bëjmë.

Toto Rinoo: Mos mu mërzit, a mir.Mos kurrë me asnjë, as me të shtëpisë mos fol.

Lucky: Jo vlla jo pa merak. Vetëm me P flas për këto gjëra.

Toto Rinoo: Kur të vijë P. më thuaj të flas pak.

Lucky: Normal vëlla. Urrejtje kam plot brenda, por nuk ka rëndësi kjo, a ça mendojnë njerëzit.Du të jetë i qetë Lali, aty ku është. Ti bi shpirti në qetësi.

Toto Rinoo: Lali është i qetë se e din që ka vëllezër mrapa. Dhe ai e din që do i meret haku. Mos u mërzit zemra e vëllait. Nuk vdes unë pa mar hakun e Lalit, jo 1 apo 2, por sa të më mushet mendja mu. Veç kujdes zemra ime, veç kujdes, kujdes.

Lucky: Jo vlla mos u bëj merak për mua fare. Ruju dhe ti aman, se ja si ndodh, spo meret më vesh.

Toto Rinoo: Me mua le ta krujn, ato pa merak. Se motrën p…do ja q…, aty do vdes.

Lucky: Nuk duam më humbje vëlla se e kemi shpirtin copë-copë.Rruhu vlla, aman.

Më tej biseda vijon mes dy personave lidhur me daljen e informacionit për planin e goditjes së Suel Çelës. Informacioni tashmë kishte dalë dhe Sueli ishte në dijeni të këtij plani. Por Dumani dhe “Lucky” flasin me njëri-tjetrin për të gjetur spiunin. Ata dyshojnë tek një anëtar i grupit i thirur “Ceni” dhe vendosin ti japin disinformacion për ta vënë në provë.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Lucky: Pyeta kunatin vlla, për këtë muhabet, as ky nuk dinte gjë. Si ka thënë gjë Eri (Erjoni)

Toto Rinoo:Por mos e pyet se aji s’di gjë, mos e verë në siklet.

Lucky: Jo jo vihet në siklet nga dalin këto llafe, se qark i mbyllëm jemi vlla. Lali është më., Eri po në burg, atëherë kush e dinte tjetër si muhabet? Që ta dimë dhe ne

Toto Rinoo: Te dij qe dikush i afërt i joni po na shet ka mundesi. E ka ditë Lali, e ka ditë Eri, e ka ditë P, dhe Sandri dhe unë.

Lucky: Atëherë këtu me pa, që ta dimë dhe ne ku të rruhemi, mos flasim shumë.

Toto Rinoo: Po vlla hiç fare mos flasim, vëlla duhet me e djeg atë motër q… që po na shet dhe fëmijët do tja ha. Ngushtoni rrethin vëlla, vetëm ata të dy ngelen Sandri dhe P.Sa më shumë ngushtoni rrethin. Se fola dhe me Sandrin, ishte  i shokum.

Lucky: Lali sështë me vlla, Eri po në burg.

Toto Rinoo: Nuk flet Sandri vëlla, muhabetet e mia, As P nuk flet.

Lucky: Atëherë kush vëlla? Se spo kuptojmë asgjë, nuk dum me ja van gishtin asnjërit.

Toto Rinoo: Vëllaçko, zoti më falt por unë mendoj “Ceni”.Se ai ka mashtruar nja dy herë.

Lucky: Po ku i di “Ceni” këto muhabete?

Toto Rinoo: Ky muabet munet me dal dhe prej meje. Nëse unë i tregoj nji shoku si për me thanë psh që shiko Sueli e rrafi Lazen… A mo ka me pa se filani ka me ja q…robt Suelit për Benin. Me këto fjalë e bëmë spiunllikun.

Lucky: Mos i shkruaj më Cenit!

Toto Rinoo: Jo jo unë si shkruaj më Cenit ka kokë.Që kur mashtroj me shtrimin në spital, po unë qe aty. Ja kam vonë vizën Cenit.

Lucky: Të kuptoj pot tani duhet me pas kujdes shumë. Ok vëlla do e mbaj në monitorim.

Toto Rinoo:Po vlla, për çdo gjë Ceni shumë në monitorim dhe jepini dizinformacione. Për mua thoni që është këtu në Elbasan.

Lucky: Po vlla, kur të vijë P po ja tregoj.

Disa orë më vonë vjen P një njeri ende i paidentifikuar dhe flet me Nuredin Dumanin duke përdorur telefonin e “Lackyt”

Lucky: O vëlla o 2 herë e vlla.

Toto Rinoo: Po vlla jam habit fare sot që në mëngjes.

Lucky: Po e vëlla, do ketë fol nai llaf Beni, do i ketë thënë ndonjërit. Se njeri tjetër, nuk ka fol, se di. Se sjanë as muhabete për tu bërë.

Toto Rinoo: Nuk e di vëlla, por thire Benin dhe thui me cilin ke fol? Q… robt, ma shumë turp, muhabeti na shkoi deri në Durrës.Unë i thashë Benit, veri gishtin njërit prej tyre, kujt do me ja q…robt.Ama kjo gjë sduhet me kishte dalë nga ne. jo se na trembemi nga këto, se un di t’ja çoj haberin vet dhe i them ça dum ne. Por inatin e kam me tonit, pse duhet të na dalin fjalët.

Lucky: Po aman më ra qielli në tokë. Do e takoj mbasdite. Beni po më qante, ju ba qefi mal.

Toto Rinoo: Do japim dizinformata, ke njerëz që në dyshojmë që folin dhe do shikojm kush muabet do dal. Dhe kur të sigurohemi kush osht ai, do vi un dhe do ta rrjep me durët e mija, le të jetë kush nga tonit. Ti je ma inteligjent, din si ja sjell muabetin spiunëve, se motrën p…ky spiun na vran vllezërit tonë.

Lucky: Se unë jam mërzit shumë, se vëllain na e transferuan (fjala për Erjon Alibej)

Toto Rinoo:Mos u mërzit vëllai im se dhe hallim e atij kam. Kam fut dhe unë nji njeri për me regullu me dhomë veç.

Lucky: Dje është ndëruar ai drejtori dhe po mundohemi ti fusim një telefon për një javë të paktën dh eta nxjerim prap.

Toto Rinoo: Vlla është e vështirë aty, por çdo gjë osht e mundur. Unë tani sdi kujt tja plas tashti.Z’di me çin mu mar, nervat më shtohen përdit. Por nji gja duhet vlla, mbaji çunat afër mos tremben. A keni armë?

Lucky: Po kemi nja 3 pistoleta

Toto Rinoo: Se i thom Sandrit të japi ça ka aty…

Toto Rinoo: E more porosinë tek Sandri vëlla?

Lucky :Po e mora.

Toto Rinoo: Hapni sytë se hekri s’të ndihmon shumë vëlla.

Aktualitet

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Report Tv mësoi se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit.

‘Klani’ Duka njihen edhe si armiqtë e betuar të Ervis Martianj, bosi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet.

Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Leonard Duka quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Si nisi armiqësia mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë. Në vitin 2019 ka pasur një plan konkret për eliminimin e Ervis Martinajt. Klani Duka mundi që të rekrutojë një shtetase me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro. Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Në vazhdën e kësaj ‘gjuetie’ ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur.

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi… janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar. Eliminimi i Santiago Malkos mendohet se ka ardhur pas konflikteve të klanit “Duka” me të zhdukurin Ervis Martinaj për territorin e lojërave të fatit, konflikt i nisur pas një miqësie të fortë, për të cilin në burg është vetëm polici Jeton Lami për të cilin hetimet janë mbyllur.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt 2023 në një provincë të Brukselit në Belgjikë.

Continue Reading

Aktualitet

SPAK urdhërarrest për ish-deputetin Arben Ndoka

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Ndaj tij është caktuar masë sigurie arrest me burg, në mungesë.

Arben Ndoka ka qenë i arrestuar edhe më herët. Në vitin 2018, ai u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, kur u lëshuan 34 urdhërarreste.

Në atë kohë, ai u akuzua për abuzim me pronat në bregdetin e Lezhës. Megjithatë, në 2021, Gjykata e Lezhës vendosi ta pushtonte çështjen ndaj ish-deputetit.

Sa i përket masës aktuale të arrestit, ajo që dihet deri më tani është se emri i ish-deputetit është në mesin e rreth 43 urdhërarresteve që janë lëshuar dhe po ekzekutohen këtë të premte kundër krimit të organizuar.

Operacionet po zhvillohen në disa qytete të vendit si Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Durrës, Shijak dhe Tiranë.

Në mesin e personave të cilët janë shpallur në kërkim në fakt janë disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, si Durim dhe Valter Bami, Leonard dhe Erlis Duka, vëllezërit Avdylaj, Fatmir Hyseni, Plaurent Dervishaj e Endrit Dokle.

Dyshohet se Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë.

Mbetet për t’u parë se cilat janë këto ngjarje, ndërsa duhet theksuar se ky në fakt është një ndër operacionet më të mëdha të viteve të fundit, kundër krimit të organizuar në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Engjëll Agaçi sërish në SPAK

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Agaçi është paraqitur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorëve.

Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e inceneratorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjel Dule: Shqiptarët në Greqi i ndryshuan emrat nga qejfi! Nuk i linte komunizmi të kishin emra kristianë

Vangjel Dule ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Athinë tha se shteti grek i detyroi shqiptarët që të ndryshonin emrat për t’i pranuar në shkolla apo institucione.

Dule tha në një intervistë me gazetarin Çim Peka se, sipas tij, shqiptarët i ndryshuan emrat me dëshirë në Greqi duke u pagëzuar. Kjo sipas kreut të PBDNJ-së, u bë pasi në komunizëm shqiptarëve u ndalohej të kishin emra kristianë.

“E bën këtë takim si një demonstrim force, por edhe si një joshje. Askush nuk do të kishte skepticizmin më të vogël për një kryeministër që takon emigrantët. Por i gjithë ky takim ishte shumë larg.

Zoti Rama ka shkuar disa herë në Greqi, hapja e ekspozitës, dreka me Miçotaqisin, a i shkoi ndër mend për emigrantët? Jo, kur kishte relata të mira me qeverinë greke jo nuk interesohej.

Ju kthye në një bumerang. Emigracioni në Greqi është i organizuar, i gjejmë në universitete, në partitë politike.

Zoti Rama kur përmend ndryshimin e emrave, duhet të na thotë pse ka ndryshuar emrin e vet. Ka pasur ndryshme emrash përse?

Pas vitit 1960 në Shqipëri kishte një listë emrash që mund të zgjidhnin, në këtë listë nuk kishte emra me konotacion fetar.

Të gjithë këta emra që nuk kishin mundësinë të zgjidhnin, kur vajtën në Greqi u rikthyen përmes pagëzimit në emra kristianë”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Protestuesi i ‘paparë’: Do bëhem personazh VIP dhe sipërmarrës kur të vijë PD në pushtet

Në të fundit protestë të llojit Berisha-Meta te Bashkia, kundër Veliajt, në ra sy, kapur dhe nga fotoreporterët, një djali ri me një zell të paparë anti-qeveri, duke gjuajtur me vezë kah godina nga ku qeveriset kryeqyteti.

Në pamje nuk ta jep përshtypjen e një të marri, përkundrazi.

Por dëgjojeni vetë, këtë protestues simbol të njerëzve që ndjekin nga pas Berishën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING