Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL | Kambanë alarmi për Ballkanin/ Vulini flet në emër të Vuçiçit – Shkrim nga Enver Bytyçi

Aleksandër Vulin ka themeluar një parti të tijën me emrin Lëvizja Socialiste e Serbisë. Për pasojë ai është në fushatë elektorale për zgjedhjet e 17 dhjetorit. Pra të dielën e ardhshme Vulin mund të fitojë një ose më shumë vende në parlamentin e Serbisë, gjithnjë në koalicion me partinë e presidentit. Por ajo që bie në sy gjatë fjalimeve të tij në këtë fushatë elektorale ka të bëjë me atë se Vulin vazhdon nga njëra anë të propagandojë “botën serbe” dhe nga ana tjetër të lavdërojë qëndrimin e presidentit të Serbisë, Vuçiç, në funksion të krijimit të kësaj bote. Në një tubim elektoral ai ka thënë para dy ditësh se “Serbia e drejtuar nga Aleksandër Vuçiç nuk do ta njohë Kosovën, nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk do të heqë dorë nga Republika Srpska dhe serbët në Mal të Zi”!

Advertisement