Politike
‘Jeni i gatshëm të përballeni me akuzat e SPAK?’, Berisha: S’kam pasur…
Menjëherë pas takimit në Shkodër ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se mosbindja civile do të thotë një revoltë e qytetarëve shqiptar për të flakur nga pushteti regjimin e kryeministrit Rama i cili është i tmerruar dhe se me vendimin e fundit për kërkesën “arrest shtëpie” që SPAK i ka dërguar Parlamentit po firmos fundin e tij.
Ish-kryeministri Berisha tha gjithashtu se demokratët nuk janë peng i askujt dhe se po luftojnë si luanë.
Pjesë nga prononcimi me gazetarët:
Berisha: Mosbindje civile, kuptoj revoltën e qytetarëve për të flakur një regjim diktatorial të bazuara në sundimin e bandave, krimit dhe drogës. Këtë nënkuptoj dhe këtë do pësojë Rama.
Jeni i gatshëm të përballeni me akuzat e SPAK?
Berisha: Nuk kam pasur kurrë rezerva të përballem me çdo lloj akuze. Kam mbrojtur Kushtetutën e vendin tim dhe interesat e qytetarëve të mi. Ai që shkel Kushtetutën bëhet pjesë e një puçi për llogari të dikujt tjetër. Mjaftohej të kërkonin autorizimin.
A po mbahen peng demokratët?
Demokratët po luftojnë sot si luanë. Shihni si është bërë Rama. Është më i tmerruar se kurrë. Një njeri që kalon nga një maskë diktatoriale në një tjetër firmos fundin e tij.