Connect with us

Aktualitet

SPECIALE l Tensionet/ Ja pse Kosova është e pasigurt nga Serbia

Nuk është normale që edhe pas 24 viteve të pasluftës në Kosovë, ky vend nuk ndjehët i qetë dhe i rehatshem që siguria në këtë vend do jetë në kushte normale, kur e kemi Serbinë, si një përbindëshe me ushtrinë dhe paramilitarët e vet të armatosur dhe të përgaditur për luftë, duke u sillur afër dhe për rreth kufirit me Kosovën. Nuk lë përshtypje se nga takimet në mes kryeministrit të Kosovës, z.Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Vuçiç, nxjerrin diçka të frytshme në këto negociata në Bruksel, duke pasë parasysh se edhe para shumë takimeve të tjera, ka pasur vetëm negociata të stërgjatura, të cilat ishin shumë pak të suksesshme, sepse qëllimi i Vuçiqit dhe palës serbe nuk është për marrëveshje paqësore në mes këtyre dy vendeve, këtë po e sheh edhe bota. Vuçiç, edhe këto ditë para zgjedhjeve në Serbi, të 17 dhjetorit të këtij viti, po vërehet me tone kërcënuese në drejtim të Kosovës, dhe Presidenti serb Vuçiç, po harron se Kosova, tani e ka statusin e vet të shtetit të pavarur dhe sovran, dhe nuk është koha, nëse dikush do të provojë të bëjë lojra dhe të krijojë diçka të ngjajshme dhe kryeneqe me të kaluarën, ajo nuk do të funksionojë dhe do të jetë e pa fuqishme, duke u përballur me NATO-n.

Advertisement