Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Si do ta ndryshojnë Serbinë, zgjedhjet e 17 dhjetorit?

Këtë fundjavë votuesit në Serbi, për herë të tretë brenda katër viteve do t’u drejtohen kutive te votimit. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare u nxit nga protestat e qytetareve të zemëruar me reagimin e qeverisë ndaj dy sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura, njëri prej tyre në një nga shkollat e kryeqytetit ku mbeten te vdekur 19 nxënës. Presidenti Vuçiç, ish ministër i Sllobodan Millosheviqit, i veshur me petkun e reformuesit, synon të konsolidojë edhe më tej kontrollin e tij mbi shtetin serb. “Për fitoren triumfuese të 17 dhjetorit! Për një fitore më bindëse se ndonjëherë më parë! Na duhen të fitojmë mbi 50 për qind të votave, më shumë se të gjithë ata së bashku. T’i mposhtim që Serbia të ketë të ardhme! Këto janë katër vitet më të rëndësishme për të ardhmen tonë!,” deklaroi zoti Vuçiç gjatë fushatës zgjedhore. Sipas treguesve demokratikë, Serbia ka kohë që, përkundër orientimit të deklaruar pro-evropian, vazhdon të rrëshqasë gjithnjë e më shumë drejt autokracisë me pozicionim kundër Perëndimit.

Advertisement